Prokuroria: Kemi prova të mjaftueshme se të arrestuarit janë të përfshirë në sulmin në Kuvend

Policia dhe Prokuroria kanë mbajtur një konferencë për media, në të cilën kanë folur për arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit. 

Prokurori i Prokurorisë Speciale Abdurrahman Islami tha se Prokuroria që nga data 5 gusht ka vepruar, për të vërtetuar dyshimet që kanë lindur nga ky rast dhe sot është kryer aksioni i arrestimit të gjashtë të dyshuarve, që kanë të bëjnë me sulmin ndaj Kuvendit, i cili është cilësuar si vepër terroriste.

Islami: Kemi zhvilluar hetime ndaj shumë personave

(video)

“Me këtë çështje që nga momenti i parë, janë marrë në pyetje dhe janë zhvilluar hetime ndaj shumë personave të tjerë dhe në përfundim kemi ardhur pas veprimeve që janë ndërmarrë, kemi ardhur tek këta gjashtë të dyshuar për të cilët prokuroria konsideron se ka prova të mjaftueshme se të njëjtit kanë kryer veprën penale, për të cilën pjesëmarrja në grupe terroriste, kryerje e veprës terroriste…që nga momenti kemi pasur veprime të përbashkëta pa ndërprerë. Jo që i kemi pushu në një moment. Policia që nga dita e parë të gjitha ato shkëndijat e para që janë dhënë, për një dëshmi diçka i kemi verifiku dhe ka ardhur në fund deri tek ky konstatim, konkludim në bazë të cilit mendojmë se ka vend për hetime të mëtutjeshme, që këta të njëjtit janë dhe kryes të veprës penale, për të cilat do të parashtrojmë dhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatë”, tha Islami.

Ndërsa Luan Keka nga Drejtoria e Anti- terrorizën në Policinë e Kosovës, tha se rasti i 4 gushtit, kur është sulmuar Kuvendi i Kosovës, është cilësuar si vepër kundër rendit kushtetues, e që ka të bëjë me vepra terroriste. Sipas tij, gjatë hetimeve janë gjetur dëshmi relevante që kanë kontribuuar në vazhdimin e hetimeve, i cili ka rezultuar me arrestimin e gjashtë peronave.

Keka: Të gjitha të dhënat na dërguan tek grupi i sotëm

(video)

“ Kemi arritur të identifikojmë mjetin me të cilin autorët e krimit e kanë kryer aktin si dhe mjetet e transportit që kanë përdorur. Ai ka qenë një motor i blerë në Kosovë, ku shihet personi i dyshimtë, i cili tanimë është pjesë e grupit të arrestuar. I njëjti motor është përdor në kryerjen e veprës penale si dhe më vonë është munduar të shkatërrohet, të zhduken gjurmët. Gjithashtu ne kemi arritur të sigurojmë edhe sa persona kanë qenë të involvuar në blerjen e motorit në lokacionin e caktuar në Kosovë, persona të cilët janë të njohur për policinë dhe të cilët gjinden tanimë në ndalim policor…Ne kemi pasur bashkëpunim me Prokurorinë, gjykatat kompetente dhe me operatorë të ndryshëm të telefonive vendore dhe ndërkombëtare, për të arritur deri tek rezultati, prej nga është përdor e-maili prej nga është dërguar, me çfarë pajisje.Të gjitha këto të dhëna e kan ë dërguar grupin i cili sot është arrestuar në operacionin e mëngjesit”, tha ai.

Keka demanton pohimet e Lëvizjes Vetëvendosje, sipas të cilëve ndaj të arrestuarve është ushtruar dhunë. Ai thotë se deklaratat e tilla janë të pavërteta.

Keka: Policia nuk ka përdorur dhunë

(video)

“Nuk qëndron ky deklarim i subjektit politik. Ne vullnetarisht kemi ftuar Ombuspersonin dhe KMDLNJ-në dhe institucionet tjera, që janë të interesuara dhe që kanë mandat, për t’i vizituar qendrat e ndalimit policor të shkojnë t’i vizitojnë të dyshuarit. Ata gjithashtu kanë pasur gjatë tërë kohës dhe mbrojtësit ligjor me vete gjatë shoqërimit policor. Kështu që asgjë nuk është e vërtetë“, tha ai.

Policia gjatë ditës së sotme ka arrestuar gjashtë të dyshuar për sulmin në Kuvend. Ata janë aktivistët e Vetëvendosjes, Adea Batusha, Atdhe Arifi, Astrit Dehari, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Petrit Ademi. Gjatë bastisjes së shtëpive të tyre janë gjetur edhe armë të ndryshme/S.Zogaj/

Burimi: 10minuta.com

Linku i artikullit origjinal: ift.tt/2c2ptoR

%d bloggers like this: