pranvera ebeling me logo ok

Nga: SPARTAK KOKA
TIRANE – Televizioni “News24” siguron foton të shtetases Pranvera Ebeling, e dyshuar si organizatore e shpërndarjes së kokainës në Gjermani. 48-vjeçarja shqiptare, por me nënshtetësi gjermane, është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjermane kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për të. Ajo po kërkohet kryesisht në qytetet gjermane si Mynih, Hamburg dhe Bremen. E njohur në Shqipëri si Pranvera Aga me origjinë nga Tirana, nënë e dy fëmijëve, por në Gjermani me mbiemrin Ebeling pas marrjes së nënshtetësisë, sipas të dhënave që disponohen nga “News24” rezulton se ajo ka hyrë për herë të fundit në Shqipëri në 18 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa me linjën ajrore të Lufthansës ka dalë nga territori shqiptar më 2 janar të këtij viti, për të udhëtuar drejt Gjermanisë. Pranvera Ebeling dyshohet si organizatore për transportimin e lëndës narkotike dhe se gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, ditët e fundit të dhjetorit, mund të jetë takuar disa herë me grupin e personave të arrestuar për dosjen “kokaina” dhe veçanërisht me kreun e këtij grupi Ilir Hyseni.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

%d bloggers like this: