Abonohu për lajmet me e-mail:

Një nga liderët e serbëve të veriut të Kosovës, Oliver Ivanoviç ka thënë se diplomacia dhe politika e Serbisë vazhdimisht i ka nënçmuar

shqiptarët

, dhe sipas tij ky ishte

gabimi

më i madh historik.

“Ne kemi shumë paragjykime për shqiptarë, por në fakt nuk dimë shumë për ta. Për historinë e tyre, për kulturën, traditën dhe të tjerat”, ka thënë Ivanoviç.

Sipas tij, politika serbe ka menduar se

shqiptarët

kanë qasje tradicionale dhe nuk mund të jetojnë me të tjerët, e këtu është bërë edhe

gabimi

.

“Mendoj se serbët dhe

shqiptarët

mund të bashkëjetojnë vetëm kur gjendet interes i madh i përbashkët”. ka thënë ai, duke shtuar se “realiteti i ri në Kosovë, çdo ditë e më shumë ka filluar të pranohet nga serbët. Sidomos nga ata serbë që jetojnë në Kosovë”. /albeu.com/

Shtuar më 14/05/2017,
ora 15:10

Burimi: Albeu.com

Linku i artikullit origjinal: ift.tt/2rfg2c0

%d bloggers like this: