E ‘zhdukur’ prej javësh nga televizioni, Rashel rikthehet në emisionin ku u bë e famshme

Rashel Kolaneci, vajza bukuroshe e ekraneve shqiptare, prej disa javësh nuk është shfaqur më në emision sportiv ku bënte pjesë, duke u ‘zhdukur’ pa lënë gjurmë.

Për të gjithë të ‘merakosurit’ bëhet me dije se ajo do të rikthehet në emisionin ku u bë e famshme, ‘Xing me Ermalin’, por këtë herë jo në rolin e velinës.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi i emisionit në një postim në rrjetet sociale ku shkruan se Rashel Kolaneci do të jetë e ftuara e radhës në puntatën e ardhshme.

(BalkanWeb)

Burimi: BalkanWeb.com

Linku i artikullit origjinal: ift.tt/2HZUAj1

%d bloggers like this: