KUKES- Pas paralajmërimit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se do të merren masa ndaj personave përgjegjës për protestën e dhunshme ditën e djeshme në Rrugën e Kombit, ka filluar edhe aksioni. Pas mesnate, forcat e policisë kanë mësyrë në banesat e personave që kanë qenë pjesë e protestës, dhe kanë arrestuar disa prej tyre.

Familjarët e të arrestuarve janë mbledhur mëngjesin e sotëm para Komisariatit të Policisë së Kukësit, duke kërkuar sqarime për të afërmit e tyre.

Ata thonë se nuk e dinë se ku i kanë dërguar familjarët e tyre pasi i kanë arrestuar.

“Policia na erdhi nëpër banesa në orën 03:00 të mëngjesit. Nuk e dimë ku i kanë çuar personat e arrestuar”, thonë familjarët e tyre.

(BalkanWeb)

Burimi: BalkanWeb.com

Linku i artikullit origjinal: ift.tt/2GspNLa

%d bloggers like this: