Brenda një dite, tregtarët e tregut industrial në Durrës kanë arritur që të mbledhin rreth 1000 euro dhe kjo ndihmë solidarizuese do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.

Kreu i Shoqatës së Tregtarëve ambulantë u bën thirrje edhe tregjeve të qyteteve të tjera për të organizuar mbledhje ndihmash për shpëtimin e jetës së 9-vjeçares Kejsi Prizrendi, fushata sensibilizuese per te cilen ka disa dite qe ka nisur ne qytetin bregdetar.

Kolegët e nënës së Kejsit i bëjnë thirrje familjes Prizrendi që të ruajë qetësinë, pasi e ëma e vogëlushes ka kaluar në depresion prej gjendjes së të bijës.

Kejsi Prizrendi, nxënësja e shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”, vijon të jetë në një situatë kritike për jetën. Ajo është diagnostifikuar se vuan nga sindroma “Steven Johnson”, një sëmundje shumë e rrallë, e cila kërkon mjekim shumë të specializuar e të kushtueshëm.

Ajo është shtruar për kurim në një spital të specializuar në Itali. Shokët dhe shoqet e shkollës kanë inicuar një fushatë për mbledhje ndihmash me të cilën janë solidarizuar edhe tregtarët e tregut industrial të Durrësit, ku prindërit e saj punojnë prej 20 vitesh.

Ndërkohë mësohet se kjo fushatë ndihmash po vijon në Prefekturë, Bashkinë e qytetit, në institucione të tjera dhe në një sërë shkollash dhe kopshtesh të Durrësit./agjensiadurreslajme/

Burimi: Gazeta Mapo

Linku i artikullit origjinal: ift.tt/2hFtENu

%d bloggers like this: