Natyra sado e bukur që është krijuar, me vende mahnitëse ka nevojë për njeriun aq sa ka nevojë njeriu për të, si banorë i saj, dhe shfrytëzues i hapësirave natyrore.


Por, njërzit janë ata që shumëherë ndikojnë në shkatërrimin e hapësira të bukura që ka krijuar nëna natyre. Pavarësisht kësaj planeti pa njeriun do të shkatërrohej plotësisht, transmeton Gazeta Metro

Nësë të bie të kalosh në pyjet e Italisë, do gjesh në surprizë të madhe. Lugina e ullinjve e njohur ndryshe “valle dei mulini” në Sorrento, përmban një kopësht të bukur po shumë të frikshëm.

Me mullinj të braktisur, dikur kjo zonë ishte pjesë e industrisë së prodhimit të makoranave. E mbuluar krejtësisht  nga pemët,  në këtë vend, duken ende rrënojat e ndërtesave që tashmë janë të shkatërruara, të cilat i përkasin shekullit të 13.

Fotografitë e bëra nga vizitorët, tregojnë ndërtesat në gjendje të shkatërruar, të braktisura dhe të mbuluara me bimë. Fabrikat e shkatërruara përfshijnë një mulli dhe sharrë të cilati shin aktive që në shekullin e 20. Fabrikat punonin duke shfrytëzuar, ujin e lumenjve të cilët kalonin nga lugina.

Për shkak të vendodhjes së vështirë kjo luginë ka mbetur e shkretë dhe e braktisur. Me zhdukjen e industrisë, lugina është bërë një vend turistik me vlera historike, por edhe me një mesazh të fuqishëm: Ja çfarë mund të ndodhë me tokën, nëse braktiset nga njeriu”./gazetametro.net

 

Burimi: Gazeta METRO

Linku i artikullit origjinal: ift.tt/2pIn7km

%d bloggers like this: