Dhjetë vjet më parë ai ishte pjesë e gjeneratës së artë të Arsenalit që arriti deri në finale të Champions League.


Emmanuel Eboue fitonte miliona euro në sezon, por tani fle në shtëpinë e një miku, ndërsa gjendja financiare e ka bërë të mendojë edhe për vetëvrasje, transmeton GazetaMetro.net

Ai tregon se tani i fle në dyshemenë e shtëpisë së një shoqeje, pastron me dorë veshjet dhe jeton me frikën kur policia do t’i trokas në derë, për shkak të borxheve që ka.

“Çdo ditë i laj veshjet me dorë. Duart mu kanë bërë sikur të punoja në ndonjë fermë. Nganjëherë i fik dritat sepse nuk dëshiroj që njerëzit të dijnë që jam brenda”, ka thënë Eboue për Sunday Mirror.

“Jam në shtëpi por kam frikë. Sepse nuk e di kur do të vij policia”, u shpreh ai.

“Kur shikoj prapa i them vetes: Emmanuel ishe naiv … pse nuk ke menduar për këto gjëra më parë? Është e vështirë”.

Pas 7 vitesh te Arsenali, Eboue u transferua në vitin 2011 te Galatasaray, ku luajti deri verën e fundit.

“Paratë që i kam fituar, ia kam dërguar gruas sime për fëmijët tanë. Në Turqi i fitova 8 milionë euro, dhe prej këtyre 7 i dërgova në shtëpi. Çfarëdo që ajo më thoshte të nënshkruaja, unë e bëja”, deklaroi ai.

Eboue e humbi betejën e divorcit në gjykatë me tani ish gruan Aurelie, e cila ia morri tërë pasurinë, ndërsa tani nuk ka pra të paguaj as avokat.

Tani ai fshihet pasi një gjykatë e urdhëroi t’ia dorëzonte ish gruas edhe pasurinë e fundit që i ka mbetur, shtëpinë në Londër.

Përpos gjithë këtyre vështirësive, ai këtë vit u diagnostifikua virusin HIV, nga kanceri i vdiq gjyshi i cili e kishte rritur, dhe vëllai i vdiq në një aksident me motoçikletë.

Ai thotë se tërë pasurinë e ka humbur për shkak të këshillave të këqija nga një grup njerëzish. Me pak shkollim të mbaruar, ai tregon se edhe në ato pak raste kur kishte shkuar në bankë, ishte shoqëruar nga gruaja Aurelie. /gazetametro.net

Burimi: Gazeta METRO

Linku i artikullit origjinal: ift.tt/2BKY8qu

%d bloggers like this: