Thethi gjendet në mes të Alpeve me një bukuri mahnitëse, në Veri të Shqipërisë, shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet, Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit.


Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh. Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

Një bukuri natyrore të veçantë të bjeshkëve të veriut, shpalos në këtë zone, Ujevara e Thethit me lartësi 25 m, ku së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojes, krijojne një nga vendet më interesante për t’u vizituar.

Por jo më pak tërheqës është edhe vendburimi i lumit te Shalës në Okol, burimet e të cilit nxjerrin 2.5 deri në 3 m kub ujë në sekondë, që vë në punë një hidrocentral të vogël dhe 12 mullinj, që shërbejnë për ujë të pijshëm, cilësia dhe pastërtia e të cilit është për t’u admiruar.

Ky vend piktoresk vizitohet pothuajse çdo ditë nga turiste vendas e të huaj. Thethi mund të quhet turizëm në çdo stinë./gazetametro.net

Burimi: Gazeta METRO

Linku i artikullit origjinal: ift.tt/2gRYhhZ

%d bloggers like this: