kadare

Një vit pasi Akademia suedeze shokoi të gjithë botën me zgjedhjen e saj, duke ia dhënë çmimin “Nobel” për Letërsinë kantautorit Bob Dylan, juria po përgatitet të zbulojë fituesin e këtij viti. Kush do të jetë emri që do të meritojë këtë vit çmimin prestigjioz?! Asambleja është e përbërë nga 18 anëtarë që janë përcaktuar në fshehtësi, ka parathënë se çmimi do të jepet ditën e sotme, më 5 tetor.

kadare

Më shumë se gjysma e anëtarëve të Akademisë duhet të jenë në një mendje për të përcaktuar kështu fituesin që përzgjidhet nga 350 propozime të bëra nga ekspertët e letërsisë nga e gjithë bota.

Siç ndodh gjithmonë, edhe atëherë kur fitorja nuk është kaq e rëndë- sishme, “lufta” paraprake bëhet me emrat. Janë të shumtë ata që janë shfaqur sërish, vit pas viti, në këtë lojë spekulimesh: Don DeLillo i Amerikës, Margaret Atwood e Kanadasë, poeti i lindur në Siri, Adonis, romancieri japonez Haruki Murakami dhe shkrimtari nga Kenya, Ngugi Wa Thiong’o, vetëm për të përmendur disa. Amos Oz i Izraelit dhe David Grossman, Claudio Magris i Italisë, Ismail Kadare i Shqipërisë dhe Michel Houellebecq i Francës përmenden po ashtu shpesh. Rrethet letrare të Stokholmit pajtohen në një gjë, pati shkruar pak kohë më parë Agence France-Presse (AFP):

“Akademia pas të gjitha gjasave do të bëjë sivjet një zgjedhje konsensuale, konservatore, pas përzgjedhjes së vitit të shkuar, aq të diskutuar, që shkoi për legjendën e muzikës, kantautorin Bob Dylan”.

“Ajo që ndodhi vitin e shkuar ishte krejt e pazakontë. Këtë vit mendoj se do të jetë një romancier mashkull ose eseist me rrënjë në Europë. Mendoj se do të jetë e kundërta e Bob Dylan”, parashikoi Bjorn Wiman, redaktori i Kulturës së gazetës kryesore suedeze “Dagens Nyheter”. Megjithatë, pavarësisht parashikimeve që kanë pak gjasë të rezultojnë si të tilla, na mbetet vetëm të presim edhe pak orë!

Burimi: Gazeta Panorama ONLINE

Linku i artikullit origjinal: ift.tt/2wzHHGW

%d bloggers like this: