Portugalia është shpallur fituese në festivalin e këngës Eurovision. Këngëtari portugez, Salvador Sobra ka fituar 758 pikë me këngën “Amar Pelos Dois”.

Në vendin e dytë ka dalë Bullgaria me 615 pikë, pasuar nga Moldavia me 374 pikë. Eurovision këtë vit u mbajt në Kiev të Ukrainës.

Në natën finale të festivalit performuan këngëtarë nga 26 shtete. Shqipëria e përfaqësuar nga Linda Halimi nuk mund të kalonte në fazën finale të Eurovizionit.

14 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: Gazeta SHQIP Online

Linku i artikullit origjinal: ift.tt/2pLfubZ

%d bloggers like this: