Policia Kufitare e Durrësit ka goditur një rast trafikimi të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë një shtetas që ka tentuar të trafikojë një sasi prej 23,2 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Burime nga policia kufitare bëjnë me dije se ‘më datë 13.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Vijën e Dytë në PKK Durrës, nga Shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin tip Benz, në pjesën e traversës gjatësore, poshtë automjetit, në krahun e majtë dhe të djathtë, ishin vendosur tuba llamarine në formë të rrumbullakët, më brendësi të së cilave u konstatuan disa pako me lëndë narkotike, të mbështjella me natriban.

Menjëherë u njoftuan Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në përfundim të veprimeve hetimore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale  23 pako me peshë rreth 23.2 kg me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. D. 41 vjeç, banues në Bilaj, Fushë-Krujë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi I lëndëve narkotike”.

14 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: Gazeta SHQIP Online

Linku i artikullit origjinal: ift.tt/2qgpEVv

%d bloggers like this: