Në momentin kur kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev u sulmua në sallën e Kuvendit të Maqedonisë, aty ndodhet edhe Talat Xhaferi.

Talat Xheferi të enjten në mbrëmje mori besimin e deputetëve maqedonas të LSDM-së dhe shqiptar për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.

Është hera e parë që një shqiptar drejton Kuvendin e Maqedonisë që nga shpallja shtet i pavarur.

Një gjë e tillë bëri që turma e maqedonasve të tërbuar të mësynin Kuvendin, ku edhe u futen pa një rezistencë të madhe të policisë.

Me të hyrë në Kuvend, huliganët me maska dhe flamuj të Maqedonisë u drejtuan drejt sallës së seancave plenare dhe aty gjakosën Zaevin.

Në fotografitë e fundit të publikuara shihet Xhaferi prapa shpinës së Zaevit të gjakosur.

Burimi: Gazetamonitor.com

Linku i artikullit origjinal: ift.tt/2paerFp

%d bloggers like this: