Beograd, 10 maj 2017 – Filozofi i njohur francez, Bernard-Henri Levy, i cili i kishte mbështetur bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, në vitin 1999, është sulmuar fizikisht në Beograd, të mërkurën.

Një grua e ka goditur me tortë në fytyrë filozofin francez, kurse tre të rinj e kanë sulmuar verbalisht dhe e kanë fyer, me thirrjet dhe parullat: “Vrasës, shporru nga Beogradi!”, “Ky horr është angazhuar për bombardimin e Jugosllavisë tetë vjet para ndërhyrjes së NATO-s” dhe “Bernard Levy i përkrah vrasjet imperialiste”.

Sulmi ka ndodhur gjatë fjalimit të Levyt, pas shfaqjes së jë filmit të tij “Peshmerga”, në festivalin e filmit dokumentar Beldoks, në Qendrën Kulturore të Beogradit. Sulmuesit janë prezantuar si pjesëtarë të një organizate majtiste, të pagëzuar sipas organizatës së rinisë komuniste të Jugosllavisë, SKOJ.

Filozofi, njëherësh aktivist për të drejat e njeriut, është Bernard-Henri Levyt mund të ishte lënduar fizikisht, sikur të mos kishin ndërhyrë disa xhirues televizivë dhe disa pjesëmarrës në publik.

I indinjuar nga ky sulm, Levy ka thënë se në Serbi ende nuk ka demokraci mdërsa sulmin ndaj tij e ka quajtur si akt të ideologjisë fashiste.

“Demokracia ende nuk ka fituar në Beograd. Nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën të gjithë në këtë qytet. Rroftë Evropa dhe Serbia demokratike në Bashkimin Evropian. Jam krenar që sot para jush e mbroj trashëgiminë e antifashizmit në Europë”, ka thënë Levy. (r.m.)Bernard-Henri Levy_sulmohet ne Beograd 2

The post Filozofi francez, Bernard-Henri Levy, sulmohet në Beograd appeared first on ILLYRIA.

Burimi: ILLYRIA

Linku i artikullit origjinal: ift.tt/2pyLosp

%d bloggers like this: