Linja e re Galaxy S9 e Samsungut është në dispozicion me dy procesorë – Qualcomm Snapdragon 845 për Shtetet e Bashkuara dhe Exynos 9810 për pjesën tjetër të botës.


Kanali i njohur në YouTube, EverythingApplePro, ka vendosur që të bëjë një test të shpejtësisë mes modelit iPhone X dhe Galaxy S9+ me procesor Exynos, transmeton Koha.net.


Të dy modelet më parë janë testuar, por Galaxy S9 kishte procesorin e Qualcommit, ndërsa tani do të shohim se sa është i shpejtë në hapjen e aplikacioneve Galaxy S9+ me procesor Exynos 9810.



Siç mund të vërehet nga videoja, në fillim iPhone X ishte më i shpejtë në hapjen e aplikacioneve deri në hapjen e kamerës për incizimin e videove me rezolucion 4K, por në fund të raundit të parë Galaxy S9+ doli fitues.


Gjithashtu, Galaxy S9+ fitoi edhe në raundin e dytë të testit ndaj iPhone X-it.


Samsung Galaxy S9+ në version me Exynos 9810 doli të jetë më i shpejtë se iPhone X në komplet testin e bërë nga EverythingApplePro.




© KOHA











Të ngjashme

Burimi: KOHA.net

Linku i artikullit origjinal: ift.tt/2G9w2Y9

%d bloggers like this: