Presidenti, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj sulmit brutal të bërë mbrëmë ndaj anëtares më të re të PDK’së, Arbana Xharra.

Xharra u sulmua gjatë natës, pranë banesës së saj në Prishtinë, dhe më pas u dërgua në QKUK për trajtim mjekësor.

Presidenti Thaçi në reagimin e tij për këtë sulm ka thënë të jetë i tronditur, dhe ka bërë thirrje që mos të lejohet që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë.

Ai këtë sulm gjithashtu e ka cilësuar si sulm ndaj vlerave demokratike të ndërtimit të një shoqërie.

“Jam thellësisht i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër Arbana Xharrës. Është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm përdorimi i dhunës dhe asgjë nuk e arsyeton atë. Si shoqëri nuk bën të lejojmë që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë sonë”.

“Me këtë sulm të ulët nuk janë cenuar vetëm Arbana dhe familja e saj, por edhe parimet dhe vlerat demokratike mbi të cilat po e ndërtojmë shoqërinë tonë. Organet e rendit duhet ta zbardhin në tërësi rastin dhe t’i sjellin sulmuesit para drejtësisë”, ka shkruar presidenti Thaçi. /gazetametro.net

Burimi: Kolona.info » Prurje

Linku i artikullit origjinal: ift.tt/2qdekcG

%d bloggers like this: