Trajneri i kombëtares së Spanjës, Julen Lopetegui, deklaroi se vëmendja dhe energjia e ekipit spanjoll është e përqendruar te sfida kundër Shqipërisë dhe jo në çështjet jashtë sportit që po ndikojnë në ditët e fundit te shoqëria spanjolle dhe vetë Kombëtarja. Trajneri i Spanjës nuk ka dashur të komentojë deklaratat e bëra dje nga Gerard Pique në Madrid.

“Objektivi ynë është i qartë dhe i rëndësishëm. Jemi të fokusuar te ndeshja kundër Shqipërisë. Sigurisht që ne jemi të prekur nga ngjarjet e fundit në vendin tonë, por kemi përgjegjësitë tona për të qenë të përqendruar në sfidën e radhës”, – tha Lopetegui, që paralajmëron për rrezikun e rivalit dhe kujton ndeshjen që luajti në Shqipëri, të fituar 2-0 nga Spanja, ku sipas tij, nuk e pati të lehtë.

“Fituam, por na kushtoi shumë punë dhe mund. Do të shohim nesër se si do të luajmë, sepse kemi disa opsione. Ne na vjen keq për mungesat e disa titullarëve të rëndësishëm, por fokusi do të jetë tek ata futbollistë që do të zbresin nesër në fushë, për të cilët jam i bindur se do të jenë fenomenal”, – deklaroi Lopetegui, i cili iu referua mungesave të Busquets, Iniesta, Carvajal dhe Morata.

The post Trajneri i Spanjës: Të përqendruar te Shqipëria, jo te politika appeared first on Konica.al.

Burimi: Konica.al

Linku i artikullit origjinal: ift.tt/2yt2u3B

%d bloggers like this: