Në mënyrë të çuditshme dhe pa dhënë asnjë shpjegim dhe në kundërshtim të ligjeve e rregullave të shtetit shqiptar, qytetarët e arrestuar në Kukës janë sjellë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Jo vetëm në Kodin e Procedurës Penale, por edhe në ligjet me të cilat funksionon Prokuroria Shqiptare, personat e arrestuar duhet të qëndrojnë në territorin e prokurorisë së rrethit, përveç rasteve kur ata akuzohen si grup kriminal dhe hetimet bëhen nga strukturat qendrore.

Asnjë prej këtyre rasteve dhe veprave penale nuk qëndrojnë në atë që ka njoftuar Policia e Kukësit sot.

Atëherë pse personat e arrestuar për vepra penale që mund të hetohen edhe në gjendje të lirë, janë sjellë në Tiranë?

Çfarë po kërkon të fshehë dhe të bëjë Edi Rama sepse prej 24 orësh me urdhër të tij, policia po mban në terror dhe në shtetrrethim Kukësin.

Kërkon të fshehë dhunën që është ushtruar nga policia ndaj tyre, apo ka frikë se populli do të ngrihet sërish.

Janë të paktën 11 qytetarë të cilët janë arrestuar në Kukës dhe janë sjellë në ambientet e Policisë së Tiranës?

Nga policia nuk ka asnjë arsye se pse personat e shoqëruar janë transportuar drejt Tiranës, sepse ata ende nuk janë të arrestuar, pasi nuk ka një vendim gjykate.

Pas protestës së djeshme, policia e Kukësit ka ekzekutuar urdhër-ndalimet e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Kukës për 23 persona, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim.

Burimi: Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online

Linku i artikullit origjinal: ift.tt/2GtWtEi

%d bloggers like this: