Poeti dhe publicisti i njohur shqiptar, Agim Doçi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas fjalorit fyes të tij ndaj shqiptarëve që jetojnë në veri.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Syri.net, Doçi tha se fjalori i Ramës është përçarës.

‘Atë fjalë që ka thënë Edi Rama se këtyre ‘malokëve’ nuk ju çohet le të vijë dhe ta provojë, se çfarë na çohet dhe çfarë s’na çohet.

Unë nuk kam pse ju bëj piar veriorëve apo jugorëve. Këto poshtërsi që ndodhin në këtë qeveri dhe këto budallallëqe për të përçarë popullin ëhstë gjynah.

Sot është e padurueshme, Shkodra përmbytet nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme, kapet qindra kg drogë nuk mban kush përgjegjësi, rritet çmimi i energjisë askush nuk mban më përgjegjësi. Qoftë Rama qoftë Xhafa kërkojnë të trembin popullin. Por populli i Kukësit dhe i Gjakovës nuk trembet’, u shpreh Doçi.

Burimi: Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online

Linku i artikullit origjinal: ift.tt/2H1U5Wa

%d bloggers like this: