Një atentat me armë zjarri është shënuar në Itali ndaj dy shqiptarëve. Mediat e vendit fqinj’ bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në komunën San Miniato në provincën e Pisas. Nga të dhënat e para bëhet e ditur se njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në qendër të qytetit dhe ka përhapur panik tek kalimtarët e rastit, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Ndërsa bëhet e ditur që dy shqiptarë po udhëtonin me makinë kur ka ndodhur atentati ndaj tyre.

Ata janë bllokuar nga dy automjete të tjerë ku dhe kanë hapur zjarr ndaj maikinës së dy shqiptarëve identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Ndërkohë kur të gjithë janë larguar nga vendngjarja ka qenë një 34- vjeçar shqiptar që është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, pak orë pas atentatit.

Sipas autoriteteve italiane, ai është një nga protagonistët e këtij atentati me armë zjarri. Policia ka marrë në pyetje shqiptarin, mediat nuk e përjashtojnë mundësinë e atentatit për shkak të larjes së hesapeve mes dy bandave rivale, pistë të cilën po heton edhe policia.

The post Atentati me armë zjarri ndaj dy shqiptarëve në Itali, zbulohet shkaku (Foto) appeared first on Periskopi.

Burimi: Periskopi

Linku i artikullit origjinal: ift.tt/2wqhkmR

%d bloggers like this: