A rrezikon Shqipëria më shumë nga sa mendohet prej radikalizmit islamik? Ky debat është ndezur akoma më shumë kohët e fundit, pas diskutimeve për të ashtuquajturën çështje e mbulimit të Skënderbeut.

Debati ka mbërritur edhe në median gjermane dhe radio publike Deutschlandfunk shkruan se Shqipëria rrezikon që të kapërcejë nga ateizmi i Enver Hoxhës drejt rrezikut të radikalizmit islamik.

Pavarësisht se në Tiranë nuk sheh shumë gra të mbuluara, DF thotë se rreziku ekziston. “Xhamitë e vogla me minaret e tyre të thjeshta mezi duken në detin e ndërtimeve në kryeqytetin shqiptar. Por krejt papritur të shfaqet e ashtuquajtura Xhamia e Erdoganit”,thuhet në reportazh.

Xhamia e madhe në Tiranë, që do ofrojë vende për 4 mijë besimtarë, është ndërtuar me paratë e dhëna nga qeveria turke.

Agron Sojati, koordinator kombëtar për luftën kundër ekstremizmit, thotë se nga frika e paragjykimeve, nuk pati kontrolle mbi bashkësitë fetare. “Por kjo zgjati shumë, për 25 vite. Ne lamë një vakuum, që u mbush nga të tjerët”, thotë ai.

Në shkrim theksohet se një numër i lartë shqiptarësh, në krahasim me popullsinë, kanë luftuar në Siri dhe Irak në radhët e Shtetit Islamik. Po ashtu thuhet se në vend ka disa pika të nxehta, disa xhami që janë qendra të radikalizmit. Skenat radikale po shtohen sidomos për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, thekson reportazhi.

The post Gjermania alarmon për “xhaminë e Erdoganit” në Tiranë appeared first on Periskopi.

Burimi: Periskopi

Linku i artikullit origjinal: ift.tt/2xMmfzE

%d bloggers like this: