Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj, duke folur për ftesat e koalicionit PAN për takime konsultative, ka thënë se nuk është e nevojshme që institucionet dhe përgjegjësitë institucionale të barten në takime të ndryshme, por u ka bërë thirrje të shkojnë në Kuvend dhe aty ta thonë fjalën e vet.

“Ne e kemi bllokuar Kadri Veselin, sepse ai është personi më i papërshtatshëm për ta drejtuar Kuvendin e Republikës së Kosovës. Vetëvendosje është subjekti fitues në vend dhe ne do të angazhohemi, sikurqë kemi bërë në të kaluarën, të bllokojmë zaptuesit e vendit dhe të zhbllokojmë vendin”, ka thënë Kadaj, transmeton Periskopi.

Kadaj ka folur edhe për bashkëpunimin me LAA si dhe për deklaratat e Avdullah Hoti, i cili ditë më parë tha se VV duhet të kërkojë falje për veprimet e veta në të kaluarën.

Ajo ka thënë se Vetëvendosje është në koordinim dhe bashkëpunim me LAA dhe beson se edhe në të ardhmen do të vazhdojë njëjtë, ndërsa tha se veprimet e VV-së gjithmonë kanë qenë në shërbim të vendit.

“Të gjitha veprimet tona, në të gjitha kohërat, kanë qenë në shërbim të vendin, në mbrojtje të sovranitetit dhe territorit të vendin prandaj ne nuk kemi për çfarë të kërkojmë falje por do të vazhdojmë t’i mbrojmë interesat e vendin. Kjo u dëshmua edhe në zgjedhjet e fundit ku VV doli subjekti i parë më i votuari në vend”, u shpreh Kadaj. 

Burimi: Realiteti » Feed

Linku i artikullit origjinal: ift.tt/2usqK07

%d bloggers like this: