Lionel Messi ka arritur të shënojë 14 herë këtë sezon, ndërsa po aq herë e ka goditur edhe shtyllën.

Ai nuk arriti të gjente rrjetën ndaj Deportivos të dielën, por goditi hiq më pak se tre herë shtyllën brenda 90 minutave.

Po ashtu edhe Jordi Alba goditi shtyllën, por për fat të mirë Paulinho shënoi nga topi i kthyer.

Në total, Barcelona ka goditur shtyllën 26 herë këtë sezon në 26 ndeshje.


Klubi katalanas është në krye të renditjes së La Ligas dhe ka gjashtë pikë diferencë nga vendi i dytë.

Imagjinoni nëse ato shtylla do të kishin përfunduar në rrjetë, sa pikë më shumë do të kishte Barça?

Te 26 shtyllat e goditura, Messi kryeson listën me 14 shtylla, Suarez me 4, Pique ka 3, Paulinho 2, Rakitic, Deulofeu dhe Jordi Alba nga një.

Barcelona ën fundjavë do të jetë mysafirë i Real Madridit.

Burimi: Realiteti » Feed

Linku i artikullit origjinal: ift.tt/2kffmlm

%d bloggers like this: