Hjustoni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është prekur nga një uragan i fuqishëm, që ka lënë disa të vdekur dhe shumë dëme materiale.

Por një shqiptar është kthyer në hero atje. Ai është Mentor Fejzullahu, i cili ka punuar vullnetarisht për të shpëtuar njerëzit. Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, përcjell albinfo.ch.

Mentori ka shkuar në Amerikë pas luftës në Kosovës. Hjustoni këto ditë është përballur me sfida të mëdha për shkak të këtij uragani, e shumë qytetarë kanë kontribuar në mënyra të ndryshme.

Mentori ka shpenzuar ditët e fundit si vullnetar për të shpëtuar njerëzit. Madje, ai ka qenë shumë modest dhe nuk ka thënë që ka punuar vullnetarisht, por Çitakun për punën e tij e kanë njoftuar të tjerët, thekson Çitaku.

Burimi: Shkodra News » Feed

Linku i artikullit origjinal: ift.tt/2xA2yem

%d bloggers like this: