Sipas Meteoalb, orët e para të së hënës, dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta kryesisht në Veri-Verilindje por pasditja fuqizon kthjellimet në të gjithë vendin.

Dita e martë, vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në orët e vona të pasdites kur vranësirat bëhen më të dukshme në territor.

E mërkura, gjatë gjithë ditës, paraqitet me kthjellime dhe alternime vranësirash. Era deri të mërkurën, do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Perëndimor.

Temperaturat e ajrit me rënie të lehtë mëngjesin e së hënës por rritje me të paktën 2°C gjatë mesditës. Rritja do të vijojë të martën dhe të mërkurën duke variuar nga 6°C mëngjesi më i freskët në zonat malore deri mbi 28°C, në orët e mesditës, zonat Perëndimore.

Burimi: Shkodra News » Feed

Linku i artikullit origjinal: ift.tt/2JbJbOg

%d bloggers like this: