Teksa të gjithë po flisnin për një ndarje të mundshme mes Shakirës dhe Gerard Piques, ky i fundit publikoi një fotografi të bashkëshortes me fëmijët.

Mirëpo, edhe pse kjo besohet se është bërë për të mbuluar gjurmët, mediat nuk qëndruan rehat dhe hulumtuan më tej.

Aktualisht thuhet se çifti janë në një krizë martesore edhe pse askush nuk e ka marrë guximin ta konfirmojë këtë gjë.

Madje, disa janë të sigurt se ka përfunduar jeta si në përralla dhe shkurorëzimi i tyre është në proces.

Se fundi aludohet se ka dhe më shumë. Shakira përflitet se është duke e tradhtuar bashkëshortin me ngasësin e motorëve, 22-vjecarin Ferran Cardus, i cili është pjesë e klipit të këngës së saj më të fundit.

Mbetet të shihet nëse Pique është ndarë nga gruaja, apo të jenë vetëm thashetheme të mediave spanjolle. /Telegrafi/

The post Shakira tradhton Piquen me një 22-vjeçar, ai ishte pjesë e klipit të këngëtares (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

Burimi: Telegrafi

Linku i artikullit origjinal: ift.tt/2xJFcmM

%d bloggers like this: